• Ballina
  • PËr Ne
  • Sherbimet
  • Pse Kontabit
  • Kontakti
Kontabit
  • Ballina
  • PËr Ne
  • Sherbimet
  • Pse Kontabit
  • Kontakti
  • 10-2535831413659209702018948141942695604102200o.jpg

    drejt. saktË

    SHËRBIMET QË NE I OFROJMË

SHËRBIME TË SPECIALIZUARA

Shërbimet tona janë të përshtatura për të përmbushur nevojat dhe kèrkesat tuaja specifike në mënyrë fleksibile dhe të përballueshme

KONTABILITET

Dhënia e informacionit të plotë, të saktë, në kohën e duhur dhe mirë të organizuar.

LIBËRMBAJTJE

Ne do të përqëndrohemi në librat tuaj, kështu që ju të fokusoheni në rritjen e biznesit.

KONSULENCË BIZNESI

Këshilla specifike për drejtimin e biznesit tuaj, trajtimin e financave ose nisjen e një biznesi të ri, ne jemi këtu për t'ju ndihmuar!

TATIME

Sido që të jetë deklarim mujor/vjetor apo diçka më e rëndësishme, ekipi ynë mund të ndihmojë.

PAGAT & BNj

Sigurimi i saktësisë dhe pajtueshmërisë. Le të kujdesemi për nevojat e listës së pagave.

KONSULENCË FINANCIARE

Hartimin, zbatimin e funksioneve financiare ose vlerësimin dhe përmirësimin e funksionit ekzistues të financave.

274-uploads2f085d6b40-4d86-4c46-9f3b-e980792185a62fzoho-books-accounting-software.png
KUSH JEMI NE?
NE JEMI TË SPECIALIZUAR NË NUMRA 

Kontabit L.L.C. është firmë e kontabilitetit që ofron shërbime profesionale të specializuara në kontabilitet, tatime dhe këshilla tjera në menaxhimin financiar.

Misioni ynë është të minimizojmë kohën dhe stresin e përfshirë në llogaritë tuaja dhe tatimet duke ju lejuar të përqëndroheni në atë që është e rëndësishme për ju, biznesin tuaj.

PSE TË BASHKËPUNONI ME NE?

Ne kemi njohuri dhe ekspertizë me klientët në industri të ndryshme. Ne jemi të angazhuar plotësisht për të ofruar shërbime të personalizuara, cilësore dhe me integritet për klientët tanë

345-file-folders-9235231920.jpg
SHËRBIM I SHPEJT DHE NË KOHË

Shërbimet tona në kohë dhe efikase vijnë së bashku me ekspertizë të madhe për të menaxhuar të gjitha aspektet e kërkesave tuaja të kontabilitetit..

46-abt-hm-17007734794977.jpg
ANALIZË DHE RAPORTIM I SAKTË

Kuptoni se si po performon biznesi juaj. Në Kontabit, përpiqemi t'ju sigurojmë informata në kohë dhe të sakta për një tarifë të arsyeshme.

KLIENTËT TANË
KËTU PËR TË NDIHMUAR

Kontabit u shërben bizneseve të vogla, bizneseve fillestare dhe individëve me shërbime të plota kontabël, tatimore dhe konsulencë biznesore.

Ne jemi të fokusuar për të ndihmuar klientët tanë në:

  • Rritjen e bizneseve të tyre
  • Rritjen e efikasitetit
  • Minimizimin e detyrimeve tatimore
  • Planifikimin për suksesin afatgjatë
INDIVIDËT

Deklarimet vjetore të tatimit mbi të ardhurat personale, përllogaritje e tatimit në burim për të ardhura të përfituara nga dhënia me qera, puna individuale krijuese si dhe burime të tjera, konsulencë mbi strategjitë e investimit etj.

BIZNESET STARTUP

Asistencë në hapjen e biznesit, Konsulencë dhe planifikim fiskal, Mbajtje kontabiliteti, Analizë e aktivitetit fitimprurës, Deklarata fiskale vjetore dhe periodike etj.

BIZNESET E VOGLA DHE TË MESME

Mirëmbajtja e regjistrave kontabël duke përfshirë raportet e menaxhimit dhe hartimin vjetor të pasqyrave financiare statutore, Rishikimi i regjistrave të kontabilitetit, Konsulencë financiare dhe në menaxhimin e biznesit.

97%

KLIENTË TË KËNAQUR

10+

VITE PËRVOJË PROFESIONALE

3+

KONTABILIST TË ÇERTIFIKUAR

KONTABILITET DIGJITAL

Ne jemi ekspertë me Finabit - softuerin tonë të preferuar të kontabilitetit. Me kërkesë, ne do t'ju ndihmojmë menjëherë në konvertimin e sistemit aktual të kontabilitetit në ndonjë prej programeve të kontabilitetit të listuara më poshtë

  • Finabit, Prodata, Bilanc, Alpha, Rikont
  • Zoho Books, QuickBooks Online, Kashoo, FreshBooks 
  • Wave Accounting, Microsoft Dynamics
301-6533468orig.png
NA KONTAKTONI
Dërgo

NA NDIQNI

Telefoni: +383 49 811 601

Email: info@kontabit.com

Adresa: Arsim Bega, 9, Ferizaj, 70000

Na kontaktoni me çdo lloj pyetje për biznes dhe oferta bashkëpunimi. Ne jemi të hapur për të ndarë përvojën tonë dhe të gatshëm për bashkëpunim me individë dhe biznese.

Të drejtat © 2016- 2025
www.kontabit.com